Luis de la Fuente: Ky ekip do të bëjë historinë

Luis de la Fuente: Ky ekip do të bëjë historinë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, është shprehur i lumtur me fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Spanja mbrëmë mundi Gjermaninë (2-1), duke bërë hapin gjigant drejt trofeut të këtij Evropiani.

Strategu spanjoll është i bindur se kjo skuadër mund të bëjë historinë.

“Ky ekip do të mbetet në histori. Goli i pësuar ishte një goditje e fortë, na u deshën disa minuta për t’u rikthyer në lojë, por më pas ne vazhduam të insistojmë deri në golin e mrekullueshëm të Merinos”, ka thënë Luis de la Fuente.

Spanja në gjysmëfinale do të përballet me Francën e cila mbrëmë eliminoi Portugalinë.

“Të 26 lojtarët janë gati. Secili do të japë kontributin e tij në kohën e duhur. Këta lojtarë janë shembull për popullin spanjoll”, ka theksuar Luis de la Fuente.

Share This