Pas Strugës, bie edhe Partizani
Ëndrra e Partizanit të Tiranës për të kaluar në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës është shuar sonte.
‘Demat’ nuk kanë mundur të marrin më shumë së një barazim 1-1, në duelin kthyes kundër Astanës, ndeshje kjo që u zhvillua të enjten në “Elbasan Arena”.
Astana falë fitores minimal prej 1-0, në ndeshjen e parë kalon në fazën e grupeve në ligë evropiane.
Goli i Bintsukas në minutën e 25-të në zhvillimet e ndezi “Elbasan Arena-n”, pasi me një tjetër gol “demat” do të shkonin në grupe.
Mirëpo sapo nisi pjesa e dytë, Astana shënoi golin e barazimit me Tomasov, me një goditje me kokë në zonën e portierit.
Pas Strugës edhe Partizani mbyll aventurën në Evropë. Mbetet vetëm kampioni i Kosovës, Ballkani që do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Konferencës pas sonte sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve në këtë garë joshëse evropiane.