Bideni në presion nga donatorët
Presidenti Joe Biden është duke u përballur me disa prej donatorëve më të mëdhenj të demokratëve teksa e presin ditë kritike në fushatën e tij për të vazhduar mandatin si president i SHBA-së, raporton BBC.
Një numër i donatorëve publikisht kanë paralajmëruar se nuk do të dhurojnë fonte nëse Bideni nuk zëvendësohet si kandidat i partisë pas debaklit në debatin përballë rivalit Donald Trumë gjatë javës së kaluar.
E premtja do të jetë vendimtare për presidentin që po bën përpjekje ta forcojë kandidaturën e tij. Këtë do ta bëjë në kohën e primetime në televizion dhe në një tubim në Wisconsin.
Presioni për Bidenin, 81-vjeçar, për t’u dorëhequr nga gara është rritur pas humbjes së debatit.
Ani pse e ka pranuar se e ka “dreqosur” atë mbrëmje, ai ka premtuar se do të qëndrojë në garë karshi Trumpit në zgjedhjet e 5 nëntorit. /EO/