Martinez: Nuk është një sfidë Ronaldo-Mbappe, kritikat na bëjnë më të fortë

Martinez: Nuk është një sfidë Ronaldo-Mbappe, kritikat na bëjnë më të fortë

Portugalia do të përpiqet të përsërisë arritjen e vitit 2016, duke dalë në fushë të premten në orën 21:00 në “Volksparkstadion” në Hamburg kundër Francës në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e EURO 2024.

Roberto Martinez, trajneri i portugezëve, në një konferencë për media, një ditë para duelit me ‘Gjelat’.

“Ne jemi gati dhe të fokusuar, jemi shumë autokritikë për t’u përmirësuar. Stili ynë është i qartë dhe nuk duhet të ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje, edhe pse duam të jemi të paparashikueshëm”, tha ai.

Më pas trajneri foli edhe për kritikat që i kanë rënë skuadrës së tij ditët e fundit.

“Mendoj se janë pjesë e punës sime, ka shumë të dhëna që i përdorim për të marrë vendime. Kritikat tregojnë pasion ndaj skuadrës dhe e pranoj. Nuk jam dakord me faktin se ne nuk rrezikojmë dhe nuk kemi personalitet në fund të lojës: ka shumë të dhëna që tregojnë të kundërtën, por është objektive që duhet të shënojmë më shumë”, ka theksuar Martinez.

Ai ka folur edhe për yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon.

“Ai është një lojtar me një CV të pabesueshme, po thyen të gjitha rekordet. Freskia që sjell është befasuese, ai është shembull për të gjithë ekipin sepse dëshiron të fitojë çdo ditë. Kur ju ke një lojtar që është aq i përkushtuar sa të ndihesh i privilegjuar”, ka pohuar Martinez.

Share This