Presidenti Ademi falënderon KFOR-in për nivelizimin e kryer në fushën e re të futbollit
Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka falënderuar KFOR-in për përfundimin e nivelizimit të tokës për fushën e re të futbollit në Prishtinë.
KFOR-i ka ndihmuar edhe në projektin sportiv, përpos sigurisë dhe qetësisë që ka ofruar që sa vite.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Një falënderim i veçantë për KFOR-in për përfundimin e nivelizimit të tokës për fushën e re të futbollit në Prishtinë.
Përtej sigurisë dhe qetësisë që ofrojnë, pjesëtarët e KFOR-it po kontribuojnë edhe në projekte sportive. Federata e Futbollit e Kosovës është mirënjohëse për partneritetin me KFOR-in dhe për ndikimi e tij pozitiv në zhvillimin e futbollit në vendin tonë”, shkroi ai ndër të tjera.