Angli-Zvicër, 40 mijë tifozë në përkrahje të ‘Tre Luanëve’
Çerekfinalja mes Anglisë dhe Zvicrës, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën në Dyseldorf pritet të zhvillohet në një stadium me kapacitet të plotë.
Sipas medieve angleze, ‘Tre Luanët’ do të kenë përkrahjen e 40 mijë tifozëve.
Prania e shumtë e tifozëve në qytet ka bërë që të rritet tej mase çmimi i biletave.
Bileta më e lirë sot kushton 457 stërlina ndërsa një vend në tribunë kushton plot 3000 stërlina.