Kroos mesazh Spanjës: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit

Kroos mesazh Spanjës: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit

“Nuk mendoj se do të luaj ndeshjen time të fundit pasnesër, kështu që mendoj se do të shihemi të gjithë sërish”.

Kështu u ka thënë gazetarëve mesfushori veteran i Gjermanisë, Toni Kroos para sfidës me Spanjën.

Gjermania dhe Spanja do të përballen të premten mbrëma në Stuttgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

34-vjeçari thotë se Gjermania synon ta fitojë këtë Evropian, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

“Qëllimi, si personal ashtu edhe kolektiv, është të fitojmë turneun. Ne kemi një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe jemi të bindur se mund ta bëjmë”, tha Kroos.

Ndeshja Gjermani-Spanjë fillon në orën 18:00.

Share This