Osmani: Kadare, simbol i triumfit të lirisë mbi diktaturën

Osmani: Kadare, simbol i triumfit të lirisë mbi diktaturën

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografi nga ceremonia lamtumirëse e shkrimtarit Ismail Kadare, teksa ka thënë se ai është simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën.

“Veprat e tij letrare do të vazhdojnë të jehojnë në zemrat tona dhe në zemrat e lexuesve në mbarë botën, si simbol i triumfit të dritës mbi errësirën, kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën”, ka shkruar ajo në platformën X, raporton rtk.

Osmani ka thënë se trashëgimia e tij do të jetojë për brezat që do të vijnë.

“Historitë e tij i kapërcenin kufijtë, kulturat dhe kohën, duke e bërë atë një nga zërat më të fuqishëm në letërsinë bashkëkohore në mbarë globin”, ka shkruar presidentja.

Share This