Naime Beqiraj drejtoreshë e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”

Naime Beqiraj drejtoreshë e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”

Naime Beqiraj është emëruar drejtoreshë e re e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

“Sot i urova mirëseardhje drejtores së re Naime Beqirajt dhe e falënderova ud. Fatime Mehmetaj për përkushtimin dhe angazhimin e saj përgjatë periudhës në të cilën i dha aq shumë shtëpisë së librit”, ka shkruar Halimi, raporton rtk.

Naime Beqiraj studimet për Letërsi e Gjuhë Shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës dhe në të njëjtin drejtim edhe të magjistraturës dhe të doktoratës. Me letërsi merret qysh si gjimnaziste. Shkruan poezi dhe prej 1990 ka botuar disa libra me poezi në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Është bartëse e disa çmimeve letrare në Kosovë dhe jashtë. Merret edhe me studime letrare, ka ligjëruar në disa universitete e kolegje dhe ka punuar gazetare dhe redaktore e kulturës në gazeta dhe revista.

Share This