Lajm i keq për Zvicrën, Xhaka rrezikon sfidën me Anglinë

Lajm i keq për Zvicrën, Xhaka rrezikon sfidën me Anglinë

Një lajm i keq vjen për Zvicrën dhe tifozët e kësaj skuadre.

Ylli kosovar Granit Xhaka rrezikon të mungojë në ndeshjen kundër Anglisë.

Zvicra dhe ‘Tre Luanët’ do të ndeshen këtë fundjave në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Sipas ‘Blick’ Xhaka do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të konstatuar lëndimin e pësuar gjatë Euro 2024.

Mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është duke shkëlqyer në ‘Gjermani 2024’.

Zvicra po shfaq formë të lartë në këtë Evropian. Zviceranët pas eliminuan Italinë, tashmë synojnë që të çojnë të shpija  edhe Anglinë.

Share This