Mbyllet pjesa e parë, Turqia po avancon kundër Austrisë
Turqia po avancon kundër Austrisë pas pjesës së parë në ndeshjen e 1/16 të finales së Euro 2024.
Një gol i hershëm nga Demiral ka vendosur skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Montella në avantazh qysh në minutën e parë të ndeshjes.
Austria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të barazuar rezultatin, me Sabitzer, Lienhart dhe Schmid, por pa arritur të gjejnë rrjetën.