Shtëpitë e vjetra tradicionale të Prizrenit po restaurohen
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se shtëpitë e vjetra tradicionale të Prizrenit po restaurohen dhe përmes tyre po ruhet edhe historia e vendit e pasuria jonë kulturore.
“Shtëpia e familjes Gashi, apo siç njihet ndryshe Sava Toska, është një prej tyre. Në këtë shtëpi të ndërtuar në shek. XIX, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese”, ka shkruar Çeku në Facebook.