Bellingham, më i miri i muajit gusht

Bellingham, më i miri i muajit gusht

Ylli anglez Jude Bellingham po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Real Madridin.

Anglezi, i cili gjatë kësaj vra iu bashkua madrilenëve nga Borussia Dortmund, ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e para të këti sezoni në La Ligë.

Në ndeshjen hapëse të këtij sezoni për “Los Blancos” ai gjeti golin, pasi realizoi në minutën e 36-të në fitoren 2:0 ndaj Athletic Bilbao. Me formë të mirë anglezi vazhdoi edhe në xhiron e dytë. Me dy-golshin e tij vulosi fitoren 3-1 ndaj Almerias. Ndërsa në ndeshjen e tretë të këtij muaji ishte vendimtar, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores 1-0 ndaj Celta Vigo.

Falë performancës së shkëlqyer reprezentuesi i Anglisë zgjidhet lojtari më i mirë i muajit gush në Spanjë.

Share This