Portugalia me shumë mund eliminon Slloveninë pas penalltive
Kombëtarja e Portugalisë ka avancuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke eliminuar Slloveninë në penallti me rezultat 3:0, pasi koha e rregullt rezultoi të jetë 0:0.
Portugalia ishte shumë më e mirë gjatë tërë kohës, por që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të Sllovenisë.
Portugezët e nisën më ashpër, duke kërkuar golin me anë të Cristiano Ronaldos, i cili tentoi nga gjuajtja e lirë por që Oblak ishte në vendin e duhur.
Sllovenia ishte shumë defansive, duke krijuar vetëm disa kundërzbritje me Benjamin Seskon, i cili gjithashtu dëshpëroi keq duke humbur disa raste.
Meqenëse asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizojë rastet, sidomos Portugalia ndeshja shkoi në vazhdime, ku vazhdojë e njëjta situatë.
Portugalia e fitoi një penallti por ndodhi ajo që ndodhë rrallë. Ronaldo dështoi të shënonte. Oblak e lexoi për mrekulli për t’ia ndalur goditjen 39-vjeçarit.
Duke ditur gabimin e bërë, Ronaldo pastaj as s’mundi t’i ndalë lotët. Sllovenia kishte rastin e artë për ta bërë befasinë, por Sesko dështoi keq përballë portierit portugez.
Kësisoj, gjithçka u vulos nga pika e bardhë, ku më të mirë ishin portugezët, më saktësisht portieri Diogo Costa që i ndali të tre goditjet e sllovenëve.
Portugalia me këtë fitore avancon në çerekfinale, ku do të përballet me favoritin Francën.