Ballkani transferon futbollistin e dalë nga futbolli zviceran
Ballkanit i është bashkuar mbrojtësi i djathtë, Merlind Kodra, ka njoftuar të hënën klubi nga Suhareka.
Futbollisti nëntëmbëdhjetë vjeçar, i cili ka zhvilluar karrierën e tij në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zviceran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e Ballkanit për pesë vitet e ardhshme.
“Me kënaqësi bëjmë me dije se skuadra është përforcuar me mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra, i cili vjen nga Zvicra për t’iu bashkuar klubit tonë. Futbollisti 19-vjeçar që karrierën e ka kultivuar në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zviceran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e FC Ballkanit për pesë vitet e ardhshme. Klubi i dëshiron Merlindit suksese në arritjen e të gjitha objektivave tona të përbashkëta”, ka njoftuar Ballkani.