Franca në çerekfinale, ra Belgjika
Franca ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, pasi ka fituar kundër Belgjikës në ndeshjen e 1/16 të finales.
Takimi i të hënës në “Merkur Spiel-Arena” është mbyllur me rezultat 1-0.
Franca e ka dominuar Belgjikën në pjesën e parë, por pa arritur të gjejë avantazhin.
Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura, megjithëse francezët kanë pasur disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi. Momenti më i rrezikshëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë, kur Thuram ka goditur fort drejt portës belge, por pa sukses. Edhe Tchouameni ka provuar dy herë me goditje të fuqishme, por asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar në kuadrat.
Belgët nuk kanë pasur ndonjë rast të dalluar në pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Franca është treguar e rrezikshme me Kylian Mbappe, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë.
Lukaku ka qenë afër shënimit për Belgjikën, por goditja e tij është pritur nga portieri francez, Maignan.
Sërish Franca ka provuar, këtë herë me William Saliba, por gjuajtja e tij ka shkuar jashtë.
De Bruyne gjithashtu ka pasur një mundësi për Belgjikën, por gjuajtja e tij është pritur nga portieri francez.Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, në skenë ka dalur Kolo Muani duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Didier Deschamps.