Konjufca: Kadare, enciklopedia më e plotë e identitetit shqiptar

Konjufca: Kadare, enciklopedia më e plotë e identitetit shqiptar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se kultura shqiptare ka mbetur pa ambasadorin vet më të shquar, pas vdekjes së shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

“Vepra e Ismail Kadaresë, përveç vlerave letrare e artistike të nivelit botëror, për ç’gjë u përkthye, u lexua e u nderua anë e kënd botës, ajo do të mbetet enciklopedia më e plotë e shpirtit, etnosit dhe identitetit shqiptar. Kadare ishte jo veç krijuesi i veprave monumentale në letërsinë tonë, por edhe qëmtuesi dhe kultivuesi më pasionant i gjuhës shqipe”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari tha se Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve.

“Si trasues i traditës së rilindasve, Kadare ishte një flamurtar i palëkundshëm i shqiptarizmës në prozën, poezinë dhe eseistikën e tij”, vazhdoi i pari i Kuvendit.

Share This