Champions League, sot shorti për fazën e grupeve

Champions League, sot shorti për fazën e grupeve

Champions League 2023/24 merr formë  dhe vendos sot grupet, të cilat do të nisin fazën e parë të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në Evropë.

Eventi, i cili do të transmetohet në RTSH 1 do të mbahet sot në Monte Karlo në orën 18:00.

Ndeshjet e fundit të “Play-Off”-it kanë kompletuar tablonë e plotë e cila përmban 32 skuadra. Ky edicion, do të jetë i veçantë pasi është i fundit ku përdoret formati tradicional. Siç dihet UEFA ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore për sezonin e ardhshëm.

32 skuadrat më të mira të Evropës do të ndahen në katër vazo. Në të parën bëjnë pjesë kampionët në fuqi, fituesja e UEFA Europa League dhe fitueset e 6 kampionateve më të mira të kontinentit.

Sa i përket skuadrave, të cilat ndodhen në vazon e dytë, të tretë dhe të ka katërt gjithçka do të vendoset nga koeficenti që ka secili klub në Evropë. Asnjë skuadër nuk mund të ndeshet në këtë fazë me ekipe të të njëjtit kampionat.

Vazo 1

Benfica, Barcelona, Bayern Munich, Feynord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla

Vazo 2

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

Vazo 3

Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Cervena Zvezda, PSV Eindhoven, Kopenhagen

Vazo 4

Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow, Young Boys, Antwerp

Share This