Presidentja Osmani pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
Takimi do të fillojë nga ora 12:30, ka njoftuar zyra për informim e Presidencës.
“Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediat mund të marrin pamje tek pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.