Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me intensitet deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 Diell
Kukës 19/37 Diell
Lezhë 25/35 Diell
Dibër 17/36 Diell
Durrës 23/37 Diell
Tiranë 25/36 Diell
Elbasan 23/39 Diell
Berat 21/39 Diell
Vlorë 23/36 Diell
Korçë 18/35 Diell
Gjirokastër 19/36 Diell
Sarandë 24/36 Diell
Share This