Spanja s`lejon befasi, shkund Gjorgjinë

Spanja s`lejon befasi, shkund Gjorgjinë

Një finale e parakohshme në Euro 2024 pritet të jetë takimi në çerekfinale mes Gjermanisë dhe Spanjës, tashmë pasi “iberikët” kanë kaluar Gjeorgjinë në 1/16 të finales.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në “RheinEnergieSTADION” është mbyllur me rezultat 4-1.

Pjesa e parë ishte e balancuar, por pjesa e dytë ishte në favor të skuadrës së Luis de la Fuente. Gjeorgjianët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e tetëmbëdhjetë, kur presioni i Khvicha Kvaratskhelia ka shtyrë Robin Le Normand të realizojë autogol.

Spanja e ka barazuar shpejt, kur Rodri ka shënuar me një goditje të fuqishme nga distanca.  Pjesa e parë është mbyllur 1-1.

Pjesa e dytë ishte dominim i plotë i “Furisë së Kuqe”.

Ruiz (51′), Williams (75′) dhe Olmo (83′) kanë shënuar për Spanjën, duke vulosur fitoren. Gjeorgjia ka pasur një rast me Kvaratskhelian, i cili u përpoq të befasojë portierin Unai Simon me një goditje nga rreth pesëdhjetë metra, por pa sukses.

Share This