Osmani: Muzeu Etnologjik në Prishtinë – një thesar i historisë dhe kulturës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Muzeu Etnologjik në Prishtinë është një thesar i historisë dhe kulturës.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka publikuar fotografi nga vizita në Muzeun Etnologjik së bashku e bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
“Historitë, artefaktet dhe traditat e ekspozuara ofrojnë një vështrim në tapiceri të pasur të së kaluarës së Kosovës. Patjetër që duhet parë kur jeni në Kosovë!”, ka shkruar presidentja.
Ndryshe platforma “X” por edhe kanale të tjera të rrjeteve sociale, përdoren shpesh nga krerët e shteteve për të promovuar te të huajt pikat turistike, vlerat kulturore, artistike e historike të vendeve repsketive.