Presidenti i FFK-së telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistit Lumi Bordoniqi
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka ngushëlluar familjen, stafin e KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Lumi Bordoniqi.
“Të nderuar drejtues dhe staf i KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi! Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, futbollistit të KF Gjakova e KF Vëllaznimi, Lumi Bordoniqi, andaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Në raste të tilla fjalët janë të pakta e të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar si Lumi”, thuhet në telegramin ngushëllues të presidentit të FFK-së.
Telegrami i plotë:
E nderuar Familje Bordoniqi!
Të nderuar drejtues dhe staf i KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi!
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, futbollistit të KF Gjakova e KF Vëllaznimi, Lumi Bordoniqi, andaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta.
Në raste të tilla fjalët janë të pakta e të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar si Lumi.
Sfida me sëmundjen e largoi nga fusha e gjelbër, por shpresa që ai t’i kthehej jetës normale dhe pasionit të tij – futbollit – ishte e madhe, prandaj ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit.
Lumin të gjithë e kujtojmë si një djalë të talentuar dhe me vlera të mëdha.
Në këto momente të vështira jemi pranë jush, me shpresë që kujtimet e bukura dhe sukseset e tij do t’ju japin forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Lumin!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së