Hapet pishina e Gërmisë, interesimi për fundjavë është i madh

Hapet pishina e Gërmisë, interesimi për fundjavë është i madh

Mundësi për qytetarët që sezonin veror ta kalojnë duke u freskuar do të ofrojë pishina e vetme e kryeqytetit, ajo e Gërmisë, e cila të premten hapi dyert e saj për vizitorë. Çmimet për këtë sezon mbeten të njëjta sikurse vitin paraprak.

Pishinën e Gërmisë dikur e kujton ndryshe. Por tashmë Liridon Llapashtica nga Prishtina që jeton në Suedi, pushimet nuk i kalon pa e vizituar pishinën e Gërmisë.

“Na ka mungua Gërmia sepse këtu i kam kujtimet nga fëmijëria… ka qenë kështu afërsisht. Ka qenë një kohë shumë e ligë, çdo hap që kemi qenë ka pas kontroll policore”, tha qytetarja Liridon Llapashtica.

Edhe qytetarë të moshave të ndryshme u panë duke u freskuar në këto ditë vape. Edhe siguria këtë vit thonë se nuk do të mungojë.

“Ne kemi ekipin e shpëtimtarëve prej 9 personave që kujdesemi për ndonjë raste nëse ka rrezik”, tha Shefqet Hasani, koordinator i shpëtimtarëve.

Po ashtu brenda pishinës është edhe autoambulanca.

”Sot po shohim interesim dhe më të madh pasi edhe është vikend, e kemi edhe autoambulancën pasi rëndësia më e madhe për ne është siguria. Çmimet janë të njëjta sikurse në sezonin e kaluar”, tha Artina Canolli, u.d. kryeshefe ekzekutive e “Sport Marketing”, raporton rtk.

Pishina e Gërmisë është hapur të premten dhe çmimet për këtë gjatë ditëve të javës hyrja është 4 euro për të rritur, 2 euro për të vegjël. Në fundjavë çmimi është i njëjti për të vegjlit, ndërkaq për  të rriturit është 5 euro.

Share This