Fati te Brightoni?
Brighton ka mposhtur Tottenhamin në garën për të huazuar sulmuesin Ansu Fati nga Barcelona.
Edhe pse u pa si pasuesi i Lionel Messit, spanjolli po largohet nga “Camp Nou” vetëm një vit pasi mori numrin e famshëm.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Fati ka pranuar ofertën e Brightonit duke u bindur nga projekti i trajnerit De Zerbi.
Brighton tani është duke negociuar edhe me Barcelonën, të cilët kanë kërkuar që klubi anglez t’ia paguajë pagën lojtarit për tërë sezonin me një marrëveshje që do të mbyllet së shpejti.
Në garë për spanjollin ishin edhe klubet si Sevilla, Tottenham dhe Chelsea mirëpo destinacioni i tij pritet të jetë Brightoni.