Ukrainë, nga raketat ruse vdes një person e plagosen 12 të tjerë

Ukrainë, nga raketat ruse vdes një person e plagosen 12 të tjerë

Shpëtimtarët ukrainas kanë arritur ta nxjerrin një njeri të gjallë nga makina e dëmtuar nga sulmi me raketa ruse në një bllok apartamentesh.

Ky është njëri nga dy personat që u shpëtua nga blloku i apartamenteve në Dnipro, pas goditjes nga një raketë ruse, e cila shkatërroi shumë apartamente në katet e larta, nga tetë deri në 11.

Një person është vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë, pas goditjes së ndërtesës shumëkatëshe të premten, sipas autoriteteve të Ukrainës.

Më shumë se 100 shpëtimtarë me 25 njësi pajisje u vendosën në vendin e ngjarjes, ku një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë pas sulmit, duke dëmtar 11 makina.

Share This