Kurti-mërgimtarëve: Nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit

Kurti-mërgimtarëve: Nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot.

Ai i ka njoftuar se nga e hëna, ata që vijnë me automjete do të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

“Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti.

Share This