‘Bomba’ nga Spanja, kalimi i Mbappe te Reali mund të zyrtarizohet pasditen e sotme

‘Bomba’ nga Spanja, kalimi i Mbappe te Reali mund të zyrtarizohet pasditen e sotme

Në ditët e fundit të merkatos, një marrëveshje e profilit të lartë mund të ndodhë.

Sipas Vozpopuli, duke cituar burimet e veta, Real Madridi është afër nënshkrimit me sulmuesin Kylian Mbappe.

Shuma e një transferimi të mundshëm nuk dihet, por thuhet se PSG ka rënë dakord të ulë çmimin e kërkuar.

Një marrëveshje për 24-vjeçarin Mbappe mund të finalizohet në orët në vijim, megjithëse ende mbeten disa dyshime.

Në material thuhet se paga vjetore e Kylian Mbappe në Madrid do të jetë së paku 50 milionë euro bruto.

Kontrata aktuale e Kylian Mbappe me PSG-në është deri në fund të qershorit 2024.

Share This