Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi
Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në gjetjen e një personi, të cilit ia ka publikuar edhe fotografinë.
Ai dyshohet për “vjedhje të rëndë”.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, dhe pret që informacionet e qytetarëve t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit, raporton rtk.
Për informacione ju lutem kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected]