Osmani në takim lamtumirës me ambasadorën e Holandës
Osmani në takim lamtumirës me ambasadorën e Holandë
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në takim, presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme.
Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve.