1 i vdekur dhe 14 të lënduar në një aksident në Prishtinë
Një aksident rrugor ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, në të cilin janë përfshirë një autobus dhe një veturë, ku për pasojë, ka vdekur një person ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
“Sot, rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka deklaruar për RTK zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Tutje, bëhet e ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.