Lukaku i emocionuar me pritjen e tifozëve të Romës
Sulmuesi belg Romelu Lukaku tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e AS Romës.
Belgu, i cili sezonin e kaluar luajti për Interin në formë huazimi nga Chelsea, ka zbritur në kryeqytetin e Italisë.
Ai është pritur nga mijëra tifozë romak. Lukaku duke folur për mediet italiane si lojtar i Romës, tha se është emocionuese pritja që i është bërë atij.
“Emocionuese që po më prisnin kaq shumë tifozë të Romes”, ka thënë Lukaku.
Belgu tashmë është futur në urdhrat e trajneri Jose Mourinho.
Debutimi i Lukakut me fanellën e Romës mund të vjen qysh në këtë fundjave.