Itali-Zvicër, polaku Marciniak do të ndajë drejtësinë
Emocionet e Evropianit ‘Gjermani 2024’ do të rikthehet të shtunën mbrëma me ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes Italisë dhe Zvicrës.
Kjo sfidë e cila pritet të prodhojë një ndeshje të fortë, do të gjykohet nga arbitri polak Szymon Marciniak.
UEFA të enjten ka zyrtarizuar gjyqtarët që do të ndajnë në duelin Itali-Zvicër.
Polaku Szymon Marciniak do të asistohet nga anësorët Tomasz Listkieëicz dhe Adam Kupsik, derisa në VAR do të jetë Tomasz Kwiatkowski i ndihmuar nga Bartosz Frankowski dhe Bastian Dankert, kurse, zyrtari i katërt do të jetë argjentinasi Facundo Tello.
Ndeshja Itali-Zvicër do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit prej orës 18:00.