Trajneri i Gjeorgjisë: Po jetojmë një ëndërr
Gjeorgjia ka shkruar historinë e saj të futbollit duke u kualifikuar për herë të parë në 1-16 e finales së EURO 2024.
Gjeorgjia mbrëmë mundi Portugalinë (2-0), duke kaluar në rundin tjetër të garave në këtë Evropian që po mbahet në tokën gjermane.
Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol, ka thënë se është tejet i lumtur me suksesin e arritur.
“Të jem i sinqertë, nuk më kujtohet se çfarë u thashë lojtarëve para ndeshjes, por mesazhi im ishte të luanim futboll. Ruani disiplinën kur nuk e keni topin, por edhe kur e kemi topin”, ka thënë ai.
“Ne ishim të shkëlqyeshëm duke kaluar pritshmëritë. Ne po jetojmë një ëndërr, jam krenar për lojtarët”, ka theksuar Sagnol.