Parashikimi i motit në Shqipëri
Një vorbull ciklonike me presion të ulët atmosferik e furnizuar me rryma ajri Atlantike po ndikon pellgun e Mesdheut duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.
E Enjte 27 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu në mesditë. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/28°C
– Zonat e ulëta 18/32°C
– Zonat bregdetare 22/32°C
Kosova për dt. 27 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –16°C në mëngjes deri në 26°C –28°C gradë Celsius në mesditë.