Rooney: Diçka nuk po shkon me Anglinë
Ish-futbollisti i njohur anglez dhe trajneri aktual i Plymouth, Wayne Rooney, ka shprehur shqetësimet e tij rreth performancës së Anglisë në turneun e fundit Euro 2024.
“Tre luanët” kanë arritur të kalojnë grupin, por me dy barazime dhe vetëm një fitore, duke krijuar habi, përderisa Anglia është e përbërë nga emra të mëdhenj të futbollit.
“Mesazhet që vijnë nga fusha janë shumë të ndryshme nga ato të dy turneve të fundit. Sigurisht që ka diçka që nuk shkon me Anglinë. Mendoj se aspekti pozitiv i dy ndeshjeve të fundit është se situata vetëm mund të përmirësohet. Do të përballemi me kundërshtarë më të mirë, kështu që ne duhet të përmirësohemi dhe të përpiqemi të marrim një fitore”, ka thënë Rooney.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së lojtarëve në fushë.
“Për mua, lojtarët duhet të marrin gjithashtu përgjegjësitë e tyre. Kapiteni, Harry Kane, pas barazimit kundër Danimarkës, tha se nuk dinte si të shtynte përpara. Nëse unë jam në atë skuadër dhe shkoj në fushë futbolli dhe nuk di si të bëj presion apo si të luaj, është një shqetësim i madh”, ka thënë ai.