Kurti:Kërkova marrëveshje bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radojiqiq

Kurti:Kërkova marrëveshje bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radojiqiq

Kryeministri Albin Kurti pas takimeve në Bruksel në një konferencë për media tregoi se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar nga aneksi i zbatimit që është pjesë integrale, nga 18 marsi i 2023-tës.

“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha Kurti.

Duke folur për arsyet e dështimit të takimit bilateral Kurti tha se nga tikimi i 14shtatorit ka ndodhur shumëçka. Ai përmendi tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim trilateral ka qenë me 14 shtator të vitit të kaluar, pra dhjetë ditë para sulmit terrorist në Banjskë. Ka ndodhur shumëçka prej atëqeherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojqitit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim reshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radojiqiqin”, tha Kurti. /rtk/

Share This