Grupi E, të gjitha skuadrat me nga katër pikë, eliminohet Ukraina
Një goditje këndi nga Malinovsky në fund të ndeshjes ishte afër ta befasonte Belgjikën, por portieri Casteels është treguar i vëmendshëm ka ka eliminuar rrezikun, duke shmangur një skenar që mund t`i kishte kushtuar Belgjikës kalimin e grupit.
Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Grupit E, ku të dyja takimet përfunduan me rezultat të barabartë.
Në ndeshjen mes Belgjikës dhe Rumanisë, e zhvilluar në “MHPArena”, pjesa e parë nuk ka sjellur asnjë gol. Edhe në pjesën e dytë nuk ka pasur ndryshim rezultati. Kjo pavarësisht përpjekjeve të skuadrës belge për ta rrezikuar portën e portierit Trubin.
Në takimin tjetër të Grupit E, të zhvilluar në “Deutsche Bank Park” mes Sllovakisë dhe Rumanisë, Duda ka shënuar për Sllovakinë në minutën e njëzet e katërt pas një asistimi nga Kucka. Megjithatë, gëzimi i sllovakëve ka zgjatur vetëm trembëdhjetë minuta, pasi një gabim i mbrojtjes sllovake ka çuar në një penallti për Rumaninë, të cilën Marin e ka realizuar me sukses, duke barazuar rezultatin. Pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje nuk ka prodhuar ndryshim rezultati.
Pas këtyre ndeshjeve, tabela e Grupit E kryesohet nga Rumania me katër pikë, e ndjekur nga Belgjika dhe Sllovakia me po katër pikë secila. Ukraina gjithashtu ka katër pikë, por nuk ia ka dalë ta kalojë grupin për shkak të golaverazhit më të dobët.