Murati: Vitin e kaluar pati mbi 442 mijë llogari aktive në Trust
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i llogarive aktive në Trust gjatë vitit 2023, ka qenë 442 mijë e 383.
Ai ka thënë se “opozita ka kontestuar shifrat e ATK-së dhe ASK-së”.
“Sipas raportit vjetor të Trustit, numri i llogarive aktive në vitin 2023, pra llogarive që kanë paguar kontribute, ka qenë 442 383. Zakonisht e kemi dëgjuar opozitën të kontestojë shifrat e ATK-së dhe ASK-së, me pretendimin që nuk janë të sakta, dhe se numri i llogarive aktive në Trust është indikatori më i mirë. Pa hyrë në diskutime se cili indikator është më i saktë, ja edhe numrat e Trustit, që edhe kësaj radhe demantojnë opozitën. PS. Në vitet 2019 dhe 2021 ka pasur zgjedhje, prandaj edhe numrat e llogarive aktive në Trust mund të jenë më të fryra në këto dy vite meqenëse ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve e komisionerëve që raportohen si llogari aktive”, ka shkruar Murati në “Facebook”.