Themeluesi i Wikileaks pranon fajësinë, lirohet nga gjykata amerikane

Themeluesi i Wikileaks pranon fajësinë, lirohet nga gjykata amerikane

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është liruar nga një gjykatë amerikane pasi u deklarua fajtor në një marrëveshje për t`i dhënë fund një beteje ligjore shumëvjeçare.

Ai nuk do të përballet me burgim dhe tani është duke u kthyer në Australi, pas seancës dëgjimore në Ishujt e Marianës Veriore, që është një territor amerikan.

Wikileaks ka paralajmëruar një konferencë për media në Canberra në orën 21:15 sipas kohës lokale.

Assange u ndoq nga prokurorët amerikanë për rrjedhje të sasive të mëdha të informacionit ushtarak dhe kishte frikë nga një dënim i gjatë në një burg të sigurisë së lartë. Javën e kaluar, ai nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në për ta pranuar fajin për një akuzë, 18 të tilla me të cilat përballej fillimisht.

Assange u largua nga Britania e Madhe të hënën pasi kaloi pesë vjet në burg duke luftuar ekstradimin në SHBA. /rtk/

Share This