Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 30 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Ditët vijuese do të jenë me mot jostabil, shira, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Share This