Edhe Adnan Januzaj në Arabinë Saudite?
Rrugën e disa lojtarëve të mëdhenj evropian për në Arabinë Saudite, duket se do ta ndjek edhe anësori shqiptar Adnan Januzaj.
Reprezentuesi shqiptar i Belgjikës, brenda pak ditësh pritet të largohet nga Sevilla.
E ardhmja e 28-vjeçarit raportohet se do të jetë në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit nga Belgjika, Sacha Tavolieri, për 28 vjeçarin ka shprehur interesim Al Tai nga Arabia Saudite.
Janzuaj sezonin e kaluar luajti tek Basaksehir në Turqi në formë huazimi nga Sevilla, derisa lojtari më parë ka bërë karrierë edhe në Manchester United dhe Real Sociedad.