Austria, Franca dhe Holanda e kalojnë grupin
Austria ka triumfuar ndaj Holandës me rezultat 3-2 në një përballje dramatike në “Olympiastadion”, ndërsa Franca ka barazuar 1-1 me Poloninë në “Signal Iduna Park”.
Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë të Grupit D në Euro 2024.
Pas këtyre rezultateve, Austria kryeson tabelën me gjashtë pikë, Franca është në vendin e dytë me pesë pikë, Holanda në vendin e tretë me katër pikë dhe Polonia në vendin e katërt me një pikë.
Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick ka gjetur avantazhin falë një autogoli të Malen në minutën e gjashtë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi.
Në fillim të pjesës së dytë, Gakpo ka barazuar rezultatin për Holandën. Megjithatë, në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Schmid ka rikthyer epërsinë për Austrinë. Holanda ka barazuar përsëri në minutën e shtatëdhjetë e pestë me një gol të Depay, por Sabitzer ka shënuar golin e fitores për Austrinë pesë minuta më vonë, duke vulosur rezultatin 3-2, raporton rtk.
Ndeshja tjetër e grupit mes Francës dhe Polonisë ka përfunduar me dy gola. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, me Poloninë që kishte një rast të mirë në minutën e tridhjetë e tretë kur Lewandowski ka gjuajtur me kokë nga afërsia, por që portieri Maignan ishte në vend. Dhjetë minuta më herët, Franca kishte një mundësi të mirë kur Kante ka asistuar për Dembele, por ky i fundit nuk ka arritur të shënojë nga afërsia. Të dy golat janë realizuar në pjesën e dytë nga penalltitë. Fillimisht, Mbappe (56′) ka kaluar Francën në epërsi, ndërsa Lewandowski (79′) e ka barazuar për Poloninë.