Osmani e uron Kroacinë, vlerëson lidhjet e forta mes popujve tanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kroacisë, ka dërguar urimet dhe vlerësimet më të mira për popullin dhe shtetin kroat, duke nënvizuar rëndësinë e aleancës së qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për të gjithë miqtë tanë në Kroaci! Ne e vlerësojmë aleancën e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, lidhjet e forta mes popujve tanë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.