Eliminimi nga Euro 2024, BBC: Shqipëria guxoi, fitoi shumë admirues
Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë në një Botëror dhe kjo ishte hera e dytë që ajo shfaqet në Kampionatin Evropian, tetë vjet pasi nuk arriti të dilte nga faza e grupeve.
Detyra e tyre dukej gjithmonë jashtëzakonisht e vështirë, pasi ata u vendosën në një grup me Spanjën, kampionët në fuqi të Italisë dhe finalistët e Kupës së Botës 2018, Kroacinë.
Por ata fituan shumë admirues me shfaqje të guximshme-shkruan BBC.
Ata shënuan pas vetëm 23 sekondash për të kaluar në epërsi ndaj Italisë me golin më të shpejtë në historinë e Europianit. Ata humbën përfundimisht 2-1 ndaj Azzurrit, por në ndeshjen e tyre të dytë ndaj Kroacisë ata shënuan golin e barazimit 2–2 në minutën e pestë shtesë.
Shqipëria luftoi fort kundër Spanjës me zëvendësuesin Broja, duke rrezikuar shumë dhe duke iu afruar golit, që do t’i kishte bërë të zinin vendin e tretë në grup dhe të mbanin të gjalla shpresat shumë të pakta për kualifikim.