“Marca”: Alonso nuk largohet nga Barcelona
Mbrojtësi i Barcelonës Marcos Alonso nuk ka dëshirë për t’u larguar nga kampioni i Spanjës.
32-vjeçari ishte në listën e “Djajve të Kuq” për në këtë afat veror, mirëpo marrëveshja duket se nuk do të realizohet.
“Marca” raporton se Alonso e ka informuar gjigantin anglez se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.
Edhe pse klubi anglez i ka ofruar kontratë dyvjeçare, spanjolli e ka refuzuar.
Kësisoj, Man United tani është fokusuar te blerja e mbrojtësit Marc Cucurella nga Chelsea.