Fushë Kosovë, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë
Në fushë Kosovë Policia e Kosovës e ka gjetur pa shenja jete një qytetar të Republikës së Shqipërisë. Kjo vdekje konsiderohet e dyshimtë. Ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orëpsh të policisë.