EURO 2024 sonte vjen me katër superduele

EURO 2024 sonte vjen me katër superduele

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’, vazhdon sonte me katër superndeshje.

Ky evropian që po sjellë sfida dramatike, sonte vjen me ndeshet e xhiros së tretë në Grupin C dhe D.

Në Grupin C përballen Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi, ndeshje që fillojnë në orën 21:00.

“Tre Luanët” kryesojnë grupin më katër pikë, dy më shumë së Danimarka dhe Sllovenia, kurse, Serbia është e fundit me vetëm një pikë.

Duele interesante pritet të luhen edhe në Grupin D, ku ballafaqohen Francë-Poloni dhe Holandë-Austri, ndeshje që startojnë në orën 18:00.

Holandezët dhe francezët janë në rrugë të mirë që të sigurojnë kualifikimin në rundin tjetër pasi kryesojnë grupin më nga katër pikë, derisa Austria ka një pikë më pak, kurse, Polonia është më zëro pikë.

Share This