Champions League, çfarë duhet të dini mbi shortin dhe vazot

Champions League, çfarë duhet të dini mbi shortin dhe vazot

Mungojnë ende tre skuadra për të thënë se jemi gati për sezonin e ri të Champions League.

Mbrëmjen e sotme Antwerp-AEK Athinë, Copenhagen -Rakov, PSV-Glasgow Rengers do të vendosin se cilat skuadra do t’i bashkohen 29 të kualifikuarave deri më tani për të plotësuar kështu emrat e formacioneve që do të jenë pjesë e shortit të 31 gushtit, event ky që vjen në orën 17:30.

Play-Off CHAMPIONS LEAGUE (30 gusht)

AKE Athinë-Antwerp (0-1)

Copenhagen-Rakov (1-0)

Rengers-PSV (2-2)

Shorti i grupeve do të mbahet nesër (31 gusht). 32 skuadrat më të mira të Evropës do të ndahen në katër vazo. Në të parën bëjnë pjesë kampionët në fuqi, fituesja e UEFA Europa League dhe fitueset e 6 kampionateve më të mira të kontinetit.

Sa i përket skuadrave, të cilat ndodhen në vazon e dytë, të tretë dhe të katërt gjithçka do të vendoset nga koeficenti që ka secili klub në Evropë. Asnjë skuadër nuk mund të ndeshet në këtë fazë me ekipe të të njëjtit kampionat.

Vazo 1

Benfica, Barcelona, Bayern Munich, Feynord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla

Vazo 2

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

Vazo 3

Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Cervena Zvezda

Vazo 4

Celtic (3 ose 4), Galatasaray, Lens, Newcastlel, Real Sociedad, Union Berlin

Datat e fazës të grupeve:

Java 1: 19/20 shtator 2023

Java 2: 3/4 tetor 2023

Java 3: 24/25 nëntor 2023

Java 4: 7/8 nëntor 2023

Java 5: 28/29 nëntor 2023

Java 6: 12/13 dhjetor 2023

Share This