Italia shënon në frymën e fundit, Ra Kroacia
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, dhe Kroacia po përgatitej për festë, në skenë doli Zaccagni.
Ky i fundit ia mohoi fitoren me një gol në minutën e 98-të të ndeshjes, duke shënuar për rezultatin përfundimtar prej 1-1.
Kroacia ishte më e mirë deri të shënimi i golit në minutën e 56-të nga Modric, i cili pasi huqi penalltinë, u gjet mirë në zonë për të shënuar nga afër, raporton Express.
Pas këtij barazimi, tashmë Kroacia kalon në vendin e tretë me 2 pikë, dhe me shumë pak gjasa për të kaluar tutje.
Ndërkohë, Italia e kalon grupin si e dyta, me 4 pikë të mbledhura në 3 ndeshje.